11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Albin Kurti i zvogëlon vetes dhe Qeverisë shpenzimet për telefona

Rekomandime

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që të caktojë vlerën e mbushjeve telefonike që guxojnë t’i shpenzojnë kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat e vartësit e tjerë qeveritarë.

- Advertisement -

Në këtë vendim të Qeverisë, kryeministri guxon të shpenzojë 150 euro ndërsa zëvendësit e tij nga 100 euro.Ministrat e Qeverisë së Kosovës do të pajisen me 70 euro, ndërsa zëvendësministrat me nga 50 euro.Ndërsa këshilltarët politikë të kryeministrit e ministrave mund të shfrytëzojnë 30 euro mbushje të telefoni brenda muajit.

Përveç mbushjeve të telefonave mobilë, Qeveria e Kosovës ka përcaktuar edhe vlerat e shpenzimit të telefonave fiks.Kryeministri i Kosovës mund të shpenzojë deri në 100 euro në telefon fiks, ndërsa ministrat nga 70 euro.Ky vendim do të hyjë në fuqi që nga 1 maji i këtij viti.Deri më tani, shpenzimet qeveritare për mbushjet e telefonit Qeveria e Kosovës i ka kryer duke u thirrur në një udhëzim administrativ të kohës së UNMIK-ut.

Sipas udhëzimi të vjetër, kryeministri i Kosovës ka pasur të drejtë të shfrytëzojë telefonin pa asnjë kufizim, ndërsa zëvendësit e tij deri në 250 euro.

- Advertisement -

Ministrat po ashtu kanë pasur të drejtë t’i shpenzojnë deri në 250 euro në muaj në mbushje të telefonit.

KALLXO.com kishte raportuar se si deputetët e Kuvendit të Kosovës i shpenzojnë rreth 50 mijë euro mbushje telefoni në vit.Deputetët marrin nga 30 deri në 250 euro mbushje telefonike në muaj. Shuma e mbushjeve që u takojnë deputetëve dhe krerëve të Kuvendit nuk ka ndryshuar prej vitit 2005 dhe 2008, përkundër që gjatë 10 vjetëve kemi pasur rënie drastike të tarifave të komunikimit përmes telefonit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit