1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Albin Kurti ia mësyen Athinës

Rekomandime

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka marrë pjesë në Symi Symposium, me temën “Pandemia: Bota pas COVID-19”.

- Advertisement -

Kurti ka shkruar se në këtë simpozium që u mbajtë në Athinë ka paraqitur edhe vizionin e qeverisjes së tij 4 mujore në luftimin e covid-19.

“Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katërmujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht”, ka shkruar Kurti.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

“Pandemia: Bota pas COVID-19” ishte sivjet tema e Symi Symposium i cili u mbajt për 22-tën herë, kësaj radhe në Athinë të Greqisë. Personalitete të shquara politike, akademike e humanitare nga Evropa morën pjesë fizikisht, por edhe nga mbarë bota nëpërmjet platformës Zoom, në panele të shumta me prezantime të vlefshme e diskutime interesante.

Përgjatë kësaj jave që po e lëmë pas, aty u trajtuan shumë çështje e tema: nga qëndrueshmëria e institucioneve dhe komuniteteve në kohë krize e deri te ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale. Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katërmujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit