2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Albin Kurti kërkon që shteti i Kosovës të organizojë mbrojtjen e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur për herë të parë publikisht pas arrestimit dhe paraqitjes në Gjykatën Speciale të ish-drejtuesve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

- Advertisement -

Në një konferencë për media Kurti tha se Lëvizja Vetëvendosje ka folur gjerë e gjatë në 7 vitet e fundit për Gjykatën Speciale dhe se nuk ka nevojë ta përsërisin.

“Jemi duke paguar çmimin e gabimeve politike”, ka thënë Kurti, duke përmendur votimin me 82 vota të Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i LVV-së Gjykatën Speciale e ka quajtur të padrejtë dhe të njëanshme.

- Advertisement -

Kurti tha shteti i Kosovës duhet të organizojë mbrojtjen e të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit