-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Albin Kurti: Kosova si Zvicra, “nëse çlirohet prej të korruptuarve”

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar shtetin zviceran me rastin e Ditës Kombëtare të Zvicrës. Po ashtu, thotë se ka ardhur koha që Zvicrën ta shohim, jo më si destinacion mërgimi, por si model zhvillimi për vendin tonë.“Kjo nuk është e pamundur, nëse çlirohemi prej të korruptuarve ashtu siç u çliruam prej pushtuesve. Kam bindjen se do t’ia dalim, edhe me ndihmën e vendeve mike, si Zvicra, por edhe me atë të mërgatës sonë, që kurrë nuk e harron atdheun”, shkruan kryetari i VV-së.

- Advertisement -

Kurti ka falënderuar shtetin zviceran edhe për ndihmë të vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Përveçse Zvicra është mike e madhe e shqiptarëve dhe e Kosovës, ajo është edhe atdhe i dytë për mbi 250.000 shqiptarë. Shumica syresh janë nga Kosova e nga trojet e tjera që dikur sundoheshin nga Jugosllavia. Ata kanë nisur të shkojnë në Zvicër qysh në vitet ‘60, dhe kanë vazhduar të mërgojnë drejt atij vendi për shkak të diskriminimeve kombëtare, politike dhe ekonomike në vendlindjen e pushtuar.

Zvicra ka qenë strehë e sigurt për shumë veprimtarë të përndjekur, dhe ka qenë bazë e rëndësishme e atdhetarizmit tonë. Gjatë luftës ai vend ndihmoi strehimin e të shpërngulurve me dhunë, mbajti ndërkombëtarisht anën e drejtë, dhe vazhdimisht e ka ndihmuar Kosovën pas çlirimit e pavarësisë”, shkruan Kurti ndër tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit