-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Albin Kurti më 17 Shkurt do të shkojë te varri i Ibrahim Rugovës

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka vizituar asnjëherë varrin e liderit historik të Kosovës, Ibrahim Rugovës.

- Advertisement -

Ka qenë vetë Kurti që pothuajse gjithmonë ka hezituar të flasë për këtë temë, duke thënë se për të nuk kanë shumë rëndësi veprimet simbolike. Ndonëse u tha se këtë mund ta bënte në 14 vjetorin e vdekjes, Kurti zgjodhi që Rugovën ta kujtojë vetëm me një shkrim të gjatë në profilin e tij në Facebook.

Mirëpo, siç mëson Reporteri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur që varrin e Rugovës ta vizitojë në një ditë shumë simbolike për vendin, pikërisht në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, pra më 17 shkurt. Burimet konfirmojnë se në këtë vendim të Kurtit ka ndikuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, bashkë me të cilën më 17 shkurt, Kurti do të vendosë një kurorë me lule tek varri i Rugovës.

Kujtojmë se një vizitë tillë ishte kërkuar në vazhdimësi nga disa zyrtarë të lartë të LDK-së gjatë përpjekjeve për një koalicion qeverisës. Madje, për këtë çështje shpesh kishte pasur përplasje të ashpra mes të dy palëve. Kishte qenë vetë Kurti i cili kishte deklaruar se zyrtarët e LDK-së nuk mund t’ia përcaktojnë atij se kur do ta vizitojë varrin e Rugovës.

- Advertisement -

E pyetur për vizitën e Albin Kurtit te varri i presidenti Rugova, muaj më parë ishte deklaruar edhe vetë kryeparlamentarja Vjosa Osmani e cila kishte thënë se “Kurti duhet ta ndiejë për ta bërë një gjë të tillë”.

Me sa duket 17 shkurti është momenti kur Kurti e ndjen se tashmë si kryeministër i vendit duhet ta bëjë një gjë të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit