14.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

“Kurti, lideri i parë shqiptar që thotë “unë vendos”, duhet respektuar qëndrimi i tij”

Rekomandime

Analisti Andi Bejtja i ftuar në emisionin “Çim Peka live” deklaroi se Albin Kurti duhet respektuar, për shkak se është lideri i parë shqiptar që deklaron “unë them”.

“Kemi ndarje epokash. Kam vënë re se liderët e tjerë të Kosovës shprehen “neve na u tha”, kur shkojnë nëpër takime ndërkombëtare, neve morëm porosi etj. Albin Kurti ndërkohë thotë “unë them” dhe kjo është një lloj epoke e re, që duhet të shihet nëse do i shikohet hajri, por kemi një lider që shprehet se “unë jam” për herë të parë, duke pasur edhe një farë rezistence edhe ndaj ndërkombëtarëve, qofshin ata amerikanë.

- Advertisement -

Duhet respektuar them unë. Është hera e parë që dikush thotë unë vendos e ka katër propozime, kjo është taktikë më shumë sesa ka të bëjë realisht me propozimet.

Shumë nuk e kanë bërë këtë gjë, në këto takime delikate, sesi do të shkojë ende nuk e dimë. Ka ardhur koha dhe Amerika e Europa të kuptojë çështjet tona. Por, liderët që thonë “unë them” janë për t’u respektuar, pavarësisht se Kosova e ka fituar pavarësinë falë edhe ndërkombëtarëve”, deklaroi Bejtja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit