10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Albin Kurti merr ftesë për Amerikë

Rekomandime

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka njoftuar se sot kryetari i VV-së, Albin Kurti ka pritur në takim Kongresmenët Earl Pomeroy dhe Pia Pyle, që të dy pjesë e ekipit të Senatorit të mirënjohur Robert (Bob) Dole.

- Advertisement -

Abazi ka thënë se biseda mes tyre është zhvilluar në atmosferë shumë miqësore dhe të ngrohtë.

Ai ka thënë se nga të dy palët u bë përmbledhje e marrëdhënieve dhe kontributit të senatorit Dole dhe zyrtarëve tjerë Amerikan për procesin e shtetndërtimit.

“Gjithashtu u reflektua mbi rëndësinë e bashkëpunimit, informimit të rregullt e të dyanshëm dhe hapave konkret drejtë avancimit të marrëdhënieve bilaterale, në koordinim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë. Në përmbyllje të takimit u shkëmbyen ftesat për vizitë të z. Kurti në SHBA”, ka shkruar Abazi në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit