10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti: UÇK-ja ishte e drejtë, do të dalë e pastër nga gjyqet e imponuara nga politikanë jolargpamës

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 49-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, foli edhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ku tha se ajo ishte e drejtë, andaj edhe do të dalë e pastër nga gjyqet, që ai i quan, të imponuara padrejtësisht nga politikanë jolargpamës.

“UÇK-ja ishte dhe është e drejtë andaj do të dalë e pastër edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politikanë që u mungonte largpamësia”, ka thënë Kurti në këtë mbledhje, njofton Klankosova.tv

- Advertisement -

Ai foli edhe për deputetin e Vetëvendosjes i cili ndodhet në Hagë, Rexhep Selimi, për të cilin tha se ndihet krenar dhe uron që sa më shpejt të lirohet ai dhe të tjerët nga akuzat, sipas tij, të pabaza.

“Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti, gjenerali i UÇK-së, që e kishim anëtar kryesie, e kryetar të grupit parlamentar, për të cilin kemi shumë krenari dhe mall pa çka se çmallemi kur kontaktojmë me të, por jam i sigurt që shpejt do ta kemi serish, teksa urojmë që të lirohet nga ato akuzat e pabaza që i janë bërë atij dhe të tjerëve”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit