8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Albin Kurti për austriaken `Standard’ : Heqim taksën për Serbinë, por me këto kushte

Rekomandime

Albin Kurti në intervistën e tij të parë si kryeministër i ardhshëm i Kosovë pak para zyrtarizimit të rezultatit, siç deklaroi edhe natën e mbrëmshme nga sheshi ‘Skënderbej’ përpara mbështetësve të shumtë është shfaqur me kostum ndryshe, nga ai që ishte në opozitë.

Në një intervistë për gazetën austriake ‘Standard’ para mbajtjes së zgjedhjeve të djeshme në Kosovë, ai ka folur edhe në lidhje me taksën ku ka deklaruar se do ta largojë, por dhe se do të kërkojë reciprocitet me Serbinë dhe kompensim të luftës. Kurti po ashtu ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër, që në javën e parë do të fillojë dialog me serbët në Kosovë.

- Advertisement -

‘Ne do ta zëvendësojmë taksën me parimin e reciprocitetit. Për shembull, Beogradi duhet t’i pranojë targat tona dhe dokumentet, në të cilët shkruan Republika e Kosovës. Duam ta sqarojmë fatin e të zhdukurve, pavarësisht kombësisë, të gjinden edhe serbët edhe romët. Duhet të formohen ekipet e përbashkëta të hetuesve kosovarë, serbë dhe ndërkombëtarë, të cilët do të analizonin varrezat masive’, ka deklaruar Kutri.

Ai po ashtu shtoi se Serbia i detyrohet Kosovës edhe për kompensim të luftës, një fond pensioni dhe 1.200 artefakte.

I pyetur se pse Prishtina duhet të nënshkruajë një marrëveshje me Beogradin, Kurti u përgjigj se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të rëndësishme dhe se pa njohje të ndërsjellë nuk ka anëtarësim në BE.

- Advertisement -

Duke folur për veten, ai theksoi se është shqiptar nga nacionaliteti dhe që Shqipëria e Kosova janë dy shtete, por një kombësi. ‘Domethënë si dy Gjermani, por jo si Gjermania dhe Austria’, u deklaroi ai.

I pyetur se a është ende favorizues i bashkimit të Shqipërisë së Madhe, ai tha se mendon që do të duhej që qytetarët të votojnë për të, nëse do të kishte referendum.

- Advertisement -

‘Megjithatë, referendumi nuk lejohet, kështu që unë do ta respektoj kushtetutën derisa një ditë të jemi në gjendje që ta ndryshojmë atë në mënyrë paqësore dhe demokratike. E kjo nuk pritet të ndodhë shpejt’, përfundoi Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit