-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Albin Kurti për familjen Jashari: Ata dhanë gjithçka sepse e deshën lirinë për të gjithë ne

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar suImin e parë të forcave serbe mbi familjen Jashari në Prekaz të Skenderajt.

- Advertisement -

Përmes një statusi në Facebook, Kurti ka thënë se që nga ajo ditë ata jetuan dhe Iuftuan me dy parime të thjeshta e të vështira.

Kurti ka thënë se Kosovën e presin ditë të mira, për aq sa nuk i harron anëtarët e kësaj familje.

Ky është statusi i tij i plotë:

- Advertisement -

Fillimi i Iuftës në Kosovë shënonte betejat e mbrama për ta. Vitet 1997-1999, ishin faza e fundit për ata që po Iuftonin për liri që nga viti 1991. Saktësisht 29 vjet më parë, me 30 dhjetor, forcat serbe suImuan kullën e Jasharëve në Prekaz. Mirëpo, aty u sprapsën me panik nga pushkët e Bacës Shaban me djemtë e tij.

Që nga ajo ditë ata jetuan dhe Iuftuan me dy parime të thjeshta e të vështira: 1) Nuk do ta lëshojmë Kosovën deri në çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit; 2) Nuk dorëzohemi e nuk nënshtrohemi për së gjalli. Nga ky betim që ata ia bënë tokës sonë e njëri-tjetrit lindi UÇK-ja.

- Advertisement -

ATA dhanë gjithçka. Sepse lirinë e deshën për të gjithë ne. Kosovën e presin ditë të mira. Për aq sa nuk i harron ATA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit