13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Parim Olluri e zë ngushtë Abrashin e LDK-së: Ora është 22:00, pse po bëni fushatë në këtë kohë?

Rekomandime

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi në një lidhje direkte në Pressing të T7 deklaroi se është në një udhëtim në terren.

- Advertisement -

Lidhur me këtë, gazetari Parim Olluri e pyeti se pse është duke lëvizur në këtë kohë kur qarkullimi i qytetarëve është i ndaluar sipas masave të vendosura nga qeveria.

Abrashi tha se janë duke i respektuar masat dhe se po mbajnë takime me më pak se 50 persona.

“Po përpiqemi me u kujdes për shëndetin e njerëzve dhe me i respektu masat tani ne duhet me e zhvillu aktivitetin politik, duke marrë parasysh qe LDK e ka një shtrirje të mirë në terren, po flasim mbi 900 nëndegë,kjo na mundëson që në secilën nëndegë me mbajt takime me më pak se 50 persona. Ne po i respektojmë masat”, tha Abrashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit