7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Albin Kurti prezanton sonte kabinetin qeveritar, këta janë tre ministrat kryesorë

Rekomandime

Albin Kurti, kandidat për kryeministër, së bashku me ekipin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, sonte është i ftuar në #DebatPernime tek gazetarja e mirënjohur, Jeta Xharra. Emisioni transmetohet live në RTV DUkagjini nga ora 20:20. Ka qenë vetë drejtori i këtij televizioni, Ermal Panduri ai i cili e ka bërë të ditur këtë gjatë moderimit të emisionit Debat Plus.

- Advertisement -

“Shikojeni në Debat Pernime sepse Albin Kurti do të jetë aty bashkë me kabinetin e tij qeveritar”, ka thënë Panduri.

Prezencën e Kurtit në debatin e sotëm me ekipën e tij e ka proklamuar edhe platforma Kallxo.com e cila udhëheqet pikërisht nga Jeta Xharra. Nuk është bërë e ditur kush do të jetë sonte me Kurtin, por dihet që tre ministrat kryesorë do të jenë Glauk Konjufca, Arben Vitia dhe Besnik Bislimi. Madje, ky i fundit nuk ka kandiduar fare për dëputet pikërisht pasi po ruhet për qeveri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit