22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Albin Kurti shkon në Zvicër dhe paralajmëron: Do të rikthehem në Qeveri

Rekomandime

Ish-kryeministri Albin Kurti është shprehur shumë i sigurtë se një Qeveri e drejtuar nga ai mund të formohet sërish.

- Advertisement -

Madje, këtë ai po e thotë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, pas një vizite që pati në Zvicër.

Nga sigurimet shëndetësore te menaxhimi i pandemisë COVID-19, nga decentralizimi i spitaleve te emigrimi i specialistëve, nga mënyrat e arsimimit të stafit shëndetësor te shtylla e shëndetësisë në Qeverisjen Alternative, u trajtuan në bashkëbisedim të hapur.

Me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës.”, ka shkruar Kurti.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në Aargau mbajtëm një bisedë tematike me mjekë dhe staf shëndetësor shqiptar nga Zvicra, në të cilën u kyç virtualisht edhe ish Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Shkëmbyem përvojat tona me sisteme dhe në sektorë të ndryshëm shëndetësor në të cilat kanë punuar pjesëmarrësit. Nga sigurimet shëndetësore te menaxhimi i pandemisë COVID-19, nga decentralizimi i spitaleve te emigrimi i specialistëve, nga mënyrat e arsimimit të stafit shëndetësor te shtylla e shëndetësisë në Qeverisjen Alternative, u trajtuan në bashkëbisedim të hapur.
Me këso kuadrosh të ditura profesionalisht e të vullnetshme të ndihmojnë vendlindjen, rikthimi i qeverisjes së pranverës 2020 bëhet edhe më i rëndësishëm e shpresëdhënës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit