4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Albin Kurti siguron 60 vota, merr përkrahjen e deputetëve nga pakicat joserbe

Rekomandime

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë përkrahjen e tre deputetëve të pakicave joserbe. Me këtë hap, fituesi i zgjedhjeve ka arritur të mbërrijë numrin 60 te deputetëve që do t’i japin përkrahje për Qeverinë e re, duke llogaritur edhe votat e LDK’së.

- Advertisement -

“Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime”, ka shkruar Kurti, në një njoftim në FB.

Kurti ka bërë të ditur se me LDK’në janë marrë vesh të ndërtojnë Qeverinë posa të certifikohen zgjedhjet e 6 tetorit.

VV dhe LDK bashkë kanë 57 deputetë plus 3 nga pakicat bëhen 60.

- Advertisement -

Numërimi i votave ka përfunduar sot ndërsa ditët në vazhdim pritet të përmbyllet procesi paszgjedhor.

Express ka shkruar gjatë ditës se Shefi i Ambasadës Amerikane në Kosovë, Philip Kosnett ka mbledhur një natë më parë Albin Kurtin e Vjosa Osmanin në ceremoninë e përvjetorit të marinsave.

- Advertisement -

Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, ka njoftuar se bashkëpunimi me amerikanët nderon Shtetin dhe kombin.

“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave. Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja”, ka njoftuar Kurti.

Ndërkohë, në darkën e Kosnett kanë munguar liderët tjerë të Kosovës.

Aty ka marrë pjesë edhe Vjosa Osmani, e cila pritet të jetë pjesë e Qeverisë së re VV-LDK.

Ambasadori amerikan ka kërkuar edhe më herët të krijohet sa më shpejt Qeveria e Kosovës në mënyrë që institucionet e reja të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve.

Nesër pritet të merret vendimi për certifikimin e zgjedhjeve dhe hapjes së rrugës për krijimin e Qeverisë së re.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit