Kryetari dhe kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, në kuadër të parafushatës zgjedhore, sot do të shkojë në Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë.
Vizita e tij në këtë xhami është paralajmëruar për në orën 09:10.
Kurti është kritikuar shpesh për, siç është përshkruar, “flirtimin me islamin radikal”.
Kohë më parë, kur ishte pyetur për ekstremizmin dhe numrin e madh të kosovarëve të përfshirë në luftën në Siri, ai kishte deklaruar se “ekstremizmi terrorist nuk është problem kryesor në Kosovë”.
“Islami ka ndryshuar në tërë botën, ai ka ndryshuar edhe tek ne”, kishte thënë ai.
Pas kësaj, nga ora 10:30 ai pritet ta vizitojë edhe Kalanë e Artanës.