4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Albin Kurti tregon a do ta vazhdojë bashkëpunimin me listën e Vjosa Osmanit në zgjedhje

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se subjekti të cilin ai e drejton është subjekti që respekton më së shumti statutin dhe demokracinë e brendshme, asht siç e zhvillon demokracinë në nivel qendror.

- Advertisement -

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ai ka thënë se pavarësisht pandemisë nuk e kanë ndalur veprimtarinë partiake, por e kanë përshtatur atë më kushtet e pandemisë.

Duke folur për pandeminë, ai ka thënë se mund ta mbajnë kokën lartë, sepse më vendi nuk është në situatën e keqe të cilën e kanë gjetur para 100 ditëve.

“Para tre muajve kur e rimorëm detyrën kishte dhjetëra vdekje e qindra të infektuar. Sot është lajm kur kemi vetëm një të vdekur, kurse numri i rasteve aktive ka rënë shumë. Kemi arritur të sigurojmë donacione e kontrata për të arritur synimin tonë vaksinimin e 60% të popullsisë brenda këtij viti. Vaksinimi masiv ka nisur. Merita më e madhe i shkon sigurisht ministrit Vitia”, ka thënë Kurti.

- Advertisement -

Më tutje ai ka thënë se përparim ka edhe në ekonomi dhe se rritja ekonomike do të shkoj në 7.9%.

Kreu i ekzekutivit ka përmendur edhe disa veprime që i kanë ndërmarr për të nxitur investimet nga diaspora.

- Advertisement -

Më tutje, ai ka thënë se po punojnë në çkapjen e agjensioneve të pavarura dhe ndërmarrjeve publike.

Poashtu ai ka thënë se po i kursehen shtetit dhjetëra miliona euro në infrastrukturë.

“Do të hetohen prej organeve përkatëse përse janë lidhur më herët kontrata më çmim më të lartë së ai i tregut. Sa i përket politike së jashtme, kurrë nuk ka pasur më shumë vizita nga jashtë dhe pritje jashtë vendit të krerëve të shtetit. Po zhvillojmë një partneritet edhe më të fortë me ShBA-të”, ka shtuar Kurti.

Sa i përket marrëdhënieve me Serbinë ai ka kujtuar katër propozimet e dhëna në Bruksel.

“Marrëveshja përfundimtarë dhe ligjërisht obliguese, për neve është ajo që nuk e ndan njohjen nga ulësja në OKB. Marrëveshja është ligjërisht e obligueshme atëherë kur ajo e ka formën dhe përmbajtjen e një marrëveshje ndërkombëtare sipas kërkesave dhe qëllimeve të konventës së Vjenës për ligjin mbi traktatin”, ka theksuar Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për zgjedhjet lokale ku ka thënë se VV synon t’i fitoj ¾ e komunave dhe shumë prej tyre pa balotazh.

Poashtu ai ka konfirmuar se bashkëpunimi me Listën Guxo do të vazhdoj edhe në zgjedhjet lokale

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit