3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Albin Kurti tregon se pse nuk e vizitoi kurrë varrin e Rugovës

Rekomandime

Kreu i VV’së, Albin Kurti ka thënë se nuk ka shkuar tek varri i Rugovës kurrë, pasi njerëzit e LDK’së insistonin që ky të shkonte patjetër.

- Advertisement -

Albin Kurti në emisionin ‘Konak’ ka folur për ish-presidentin Ibrahim Rugova, ku edhe ka treguar arsyen se pse nuk e ka vizituar kurrë varrin e tij.

Nuk kam shkuar të varri për shkak se njerëzit e LDK-së, që më së paku kisha dashtë me ma kërku, insistonin që unë të shkoj tek varri i tij. Ai është një gjest simbolik që unë nuk dua të ia jap vlerën artificiale. Njerëzit e LDK-së e bënin këtë veprim që ma pamundësonin atë vizitë”, ka thënë Kurti.

I pyetur nëse këtë gjë do ta bënte si ndihmesë për koalicion me LDK’në, Kurti përgjigjet:

- Advertisement -

”Unë nuk them kurrë për gjestet e tilla simbolike. Edhe kur të vdes unë një ditë, fare të mos më vijnë tek varri, vec le të punojnë. Ne e respektojmë njëri tjetrin, jo tek varri, por tek jeta. Rugova ka qenë insistues për liri e pavarësi. Konsistenca e tij do të mbetet shumë e vlerësuar. Kurti vazhdimisht ishte krikuar për këtë gjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit