15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Albin Kurti u shkruan letra Netanjahut dhe Erdoganit, kjo është përmbajtja e tyre

Rekomandime

Lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili ka dalë fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit, u ka dërguar letra Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Këto letra vijnë si përgjigje ndaj tyre, pas letrave që ata i dërguan Kurtit.

- Advertisement -

Kurti ka thënë se të dy vendet i sheh si vende mike dhe potenciale për të bashkëpunuar.

Sa i përket ftesës së Netanjahut në Izrael, Kurti e ka falënderuar atë dhe ka konfirmuar se do të shkojë atje për vizitë shumë shpejt.

Kombi jonë historikisht ka respektuar komunitetin hebre. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të isha i nderuar të adresoj çështjet e komunitetit hebre dhe trashëgimisë së vet në shtetin tonë.

- Advertisement -

Teksa shtetet tona po vendosin marrëdhënie diplomatike, synoj të zgjerojmë e thellojmë bashkëpunimin tonë në të ardhmen.

Faleminderit për ftesën që të vizitoj shtetin tuaj mik, të cilën gjë do ta bëj në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, ka shkruar Kurti në letrën e tij për Netanyahun.

- Advertisement -

Po ashtu, Kurti ka falënderuar Turqinë për rolin e saj në kohët vendimtare për shtetin e Kosovës.

Kur qeveria jonë të formohet, synoj të zgjerojmë dhe thellojmë raportet tona përmes komunikimit dhe bashkëpunimit të hapur e të sinqertë”, ka shkruar Kurti.

Më poshtë letrat:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit