Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani sot kanë vizituar Mitrovicën e Veriut.
Ata madje kanë përshkuar në këmbë Urën e Ibrit për të dalë në pjesën e Mitrovicës së Veriut.
Gjatë përshëndetjes me disa qytetarë në veri, Kurtit e Osmanit iu thanë disa fjalë të veçanta.
“Përshëndetje, mirë se keni ardhur në Kodrën e Trimave, na vjen mirë prej juve, për herë të parë që po vini, pos Ibrahimi u kanë më 2002”, tha një qytetar.
Kurti e Osmani ia kthyen “Të faleminderit”.