1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Albin Kurtin do ta kemi 8 vjet kryeminister, mesohuni e pajtohuni!

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Në Kosovë qeverinë e bën ai që fiton më së tepërmi vota. E Albin Kurti me Vetëndosjen, me një ndihmë solide nga Vjosa Osmani e kanë bë ktë. Madje jo më së shumti, po shumicën. Pra, mbi 50 për qind. Partia e dytë, PDK është trefish më pak e votuar.

Kjo matematikë bazuar në lëvizjet e votuesve për 20 vjetët e fundit, shpie deri tek konkludimet që Albib Kurti, jo vetëm këtë mandat, por edhe një tjetër pas tij e ka të sigurtë.

Opozita është e heshtur dhe e pajtuar me atë. Ka zgjedhur liderë të rinj, të cilët po tregohen të duruar, pasi e dinë që njeherë s’kanë çka bëjnë, ndërkohe po u treguan të mençur, andej nga 2030’ta koha e tyre do të vijë. E, edhe Memli, edhe Lumiri mund ta presin atë ditë.

- Advertisement -

Por, janë plot llaskuca të shoqërisë civile, gazetarë e biznesmenë që s’po iu pritet. Krejt bizesplanet i kanë ndryshe, por parashikimet po iu dalin të gabuara.

Janë përhumbur në hapësirë dhe kohë.

- Advertisement -

Të mësuar për 20 vjet të kenë pushtet të madh pa fituar asnjë votë, para e famë me shumicë, nuk po mund të pajtohen assesi. Sabër, 8 vjet kalojnë shpejt.

Nëse Albini qeverisë keq, iu vjen radha haverave të juaj. Vetëm se ndrroni ata biznes plana se mund të falimentini deri atëherë. Me pasë pushtet, duhet të merrni përgjegjësi e votë. Ndryshe, kqyrni metoda tjera se ato kohë kanë kaluar. S’kanë me ju dhanë pushtet as këta tjerët që mund të vijnë. Kot e keni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit