7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Albin Kurtit i vjen një mbështetje nga Franca

Rekomandime

Gjatë mëngjesit të sotëm përmes një shkrimi në facebok zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziu ka treguar që VV ka pranuar një letër nga Partia Socialiste e Francës.

Kjo letër vi si mbështetje për VV-në në zgjedhjet e 14 shkurtit, përcjell “Bota sot”.

- Advertisement -

Në letër shkruan se Partia Socialiste e Francës i ofron mbështetje VV-së, duke shpresuar që sa më shpejt të ndodhë edhe një takim i afërt.

Postimi i plotë

Partia Socialiste e Francës ka dërguar një letër mbështetëse në adresë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

- Advertisement -

“Partia Socialiste ka të përbashkët me popullsinë e Kosovës shpresat e saj se kjo fitore e shumëpritur zgjedhore do t’i hapë udhën një epoke të re për vendin tënd dhe rajonin, duke përgatitur takimin tonë në gji të Bashkimit Evropian.”

Në vazhdim mund ta gjeni një përkthim jozyrtar të letrës.

- Advertisement -

I dashur shok, i dashur Albin,

Me rastin e zgjedhjeve të parakohshme legjislative të 14 shkurtit 2021, dua të shpreh, në emër të partisë dhe në emrin tim personal, të gjithë urimet për suksesin e Lëvizjes Vetëvendosje!.

Ashtu si dhe me inkurajimet që ju kam shprehur në rastin e votimeve të 6 tetorit 2019, jam i ndërgjegjshëm për shpresën e madhe të ndryshimit që përbën ngritja e partisë tuaj në pushtet.

Ato disa javë gjatë të cilave ti munde të udhëheqësh qeverinë në vitin 2020 ngjallën një hov të paparë transformimi të qeverisjes dhe i konfirmuan pritshmëritë e shumicës së madhe të popullsisë.

Partia Socialiste, si dhe pjesa tjetër e familjes sonë politike dhe internacionaliste, ka parë me keqardhje manovrat e orkestruara në atë kohë prej të dërguarit special të ish-administratës amerikane.

Duke e instrumentalizuar demokracinë kosovare për ta përmbysur qeverinë tënde, me shpresën se kësisoj do të shkonin në një përfundim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe do të garantonin një fitore diplomatike që ndihmonte rizgjedhjen e presidentit amerikan, Shtëpia e Bardhë dhunoi rëndë vlerat e saj dhe i dëmtoi përgjegjësitë e saj në rajon.

Këtej e tutje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili përshpejtoi në dhjetor 2020 rënien e qeverisë në ikje, e gjykuar si e paligjshme, dhe çoi në zgjedhjet e reja të parakohshme, ja dhe akti i dytë ku Lëvizja Vetëvendosje! rimerr vendin e saj në udhëheqjen e Kosovës.

Meqenëse e kam ndjekur me vëmendje programin ambicioz që ti i kushton shtetit të vërtetë dhe të efektshëm të së drejtës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shtetit-providencë që ka si merak barazinë mes qytetarëve të vet, shtetit sovran dhe zot të zhvillimit të vet ekonomik, shtetit reformator të demokracisë së vet, dëshiroj të të drejtoj mbështetjen e vendosur të Partisë Socialiste.

Po shpreh këtu urimin që rezultati i 14 shkurtit t’i japë Lëvizjes Vetëvendosje! dhe aleatëve të saj një shumicë të fortë për t’ia lejuar veprimin afatgjatë që i duhet transformimit të domosdoshëm të Republikës së Kosovës.

I dashur shok, Partia Socialiste ka të përbashkët me popullsinë e Kosovës shpresat e saj se kjo fitore e shumëpritur zgjedhore do t’i hapë udhën një epoke të re për vendin tënd dhe rajonin, duke përgatitur takimin tonë në gji të Bashkimit Evropian.

Në pritje të një takimit të afërt, të lutem të pranosh ndjenjat e mia më të sinqerta të miqësisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit