1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Albini do të përgjigjet para drejtësisë’: Gjergj Dedaj mohon se iu kërkua kthimi i tabelave

Rekomandime

Para pak çastesh u raportua se po kërkohet ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, i cili mbahet mend për refuzimin e dekretit të presidentes, Vjosa Osmani, për shkarkimin e tij.

Krejt kjo, pasi mësohet se MPJD ka lëshuar urdhër për konfiskimin e tabelave të veturave zyrtare dhe të ID-ve diplomatike që po vazhdojnë të mbahen paautorizim nga ish-ambasadori Dedaj dhe ish-konsulli, Lindon Kqira, i cili po ashtu e pati vlerësuar si jokushtetues vendimin e Osmanit.

- Advertisement -

E sipas të njëjtave burime, mësohet se tani Policia është në kërkim të tyre, për t’ua konfiskuar targat dhe ID diplomatike të ish-diplomatëve dhe familjarëve të tyre.
Syri.net Kosova ka kontaktuar direkt me ish ambasadorin, Gjergj Dedaj i cili mohon të gjitha këto lajme, duke deklaruar se atij nuk i është kërkuar një gjë e tillë nga askush.

Dedaj në një prononcim për Syrin, shprehet se këto tabela janë private të makinës së tij, dhe se sipas tij Kosova nuk ka paguas as edhe një cent për to.

“Askush nuk me ka kerku ti kthej tabelat e makines sime private per te cilen Kosova nuk ka paguar asnje cent. Keto tabela i ka dhene MPJ e Maqedonise se Veriut dhe atyre ua ktheje. Deri me tani kam pasur regjistrim dhe duhet te shkoj ne Shkup e ta shikoj proceduren. Keto jane lajme te cilat i lansojne ata te cilet kane bere krim, padrejtesi dhe shkarkim te dhunshem ndaj meje, per te mbuluar keto te bame te tyre jonjerëzore”, deklaron Dedaj për Syrin.

- Advertisement -

Tutje, Dedaj është shprehur se alibitë për krimin ndaj tij nuk pinë ujë, dhe se do përgjigjen para organeve të drejtësisë.

“Keto tabela per regjistrim, sigurim dhe karton te gjelber i kam paguar personalisht dhe nuk ka te beje asgje buxheti i Kosoves asnje cent. Alibi per krimin ndaj meje nuk pine uje dhe do te pergjegjen para drejtesise”, nënvizoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit