6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Zemaj do të bisedojë me homologun izraelit për të siguruar vaksina Anti-Covid

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe ministri i Shëndetësisë së Izraelit Yuli Edelstein do të zhvillojnë sot një takim virtual e ku do të diskutojnë për ndihmën që Izraeli ta ndihmojë Kosovën që të sigurojë vaksinat Anti-Covid, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPDJ), Izraeli ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë Kosovën për sigurimin e tyre.

Ky takim do të zhvillohet sot në orën 16:00.

Njoftimi i plotë i MPDJ-së:

- Advertisement -

Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael, në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka organizuar një takim virtual mes Ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, z.Armend Zemaj dhe Ministrit të Shëndetësisë së Izraelit, z.Yuli Edelstein.

Ky takim është organizuar për të diskutuar rreth ndihmës së Izraelit në sigurimin e vaksinave anti-Covid19 për popullin e Kosovës.

- Advertisement -

Izraeli ka shprehur gatishmërinë që të shterojë të gjitha mundësitë, për ta ndihmuar Kosovën në sigurimin e dozave të nevojshme.

Takimi do të mbahet sot, e mërkurë (17 Mars) në ora 16:00.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit