3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Albini ia hupi busullen Vuçiqit, ja si shfryhet në zëvendësin e tij pas takimit në Bruksel

Rekomandime

Si çdo udhëheqës autoritar, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, këmbëngul që ai të jetë i fundit dhe që të gjithë të dëgjojnë pa kushte atë që ua thotë.

Skenat e poshtërimit të bashkëpunëtorëve para kamerave televizive janë bërë të zakonshme, dhe e fundit ishte dje kur Vuçiqi reagoi njësoj pasi drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ndërpreu kokën e shtetit serb gjatë adresimit para mediave, shkruan gazeta serbe që shtypet në Koraci, Nova.rs.

- Advertisement -

Duke iu drejtuar mediave, pas takimit me delegacionin e Kosovë, të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Vuçiqi tregoi atë që u diskutua gjatë dialogut të Brukselit për Kosovën. Në një moment, ai u ndal, kështu që Petković u përpoq ta ndihmonte atë… Megjithatë, kjo nuk shkoi mirë.

“Sa herë që mendoni se nuk më kujtohet ose se duhet të ndalem për një sekondë, mendoni dy herë nëse e di apo jo”, tha Vuçiqi duke e qortuar Petkoviqin për ndërhyrjen.

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takuan dje për herë të dytë në Bruksel. Vuçiqi e quajti “takim të keq”, ndërsa kryeministri i Kosovës tha se iu refuzua propozimi për një marrëveshje në formë të një deklarate paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit