1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Albinin e Vjosën i zgjodhi populli, po shkuam në zgjedhje PDK, LDK e AAK mund të mos e kalojnë as pragun

Rekomandime

Dicka e bipolarizuar ndodhi të mërkurën. Në njërën anë Vjosa duke dhënë intervistë në emisionin më të vështirë në botë, Hard Talk të BBC’së teksa thoshte që jemi vend i korruptuar e në anën tjetët një videoincizim shokues që tregon deri ku kemi shku në atë drejtim shkruan Kosova ime.

- Advertisement -

Vula u dha në mbrëmje: një shoqëri e shokuar nga manipulimet e individëve të afërt me LDK’në e mori lajmin që pikërisht LDK nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente.

Pra, nuk do ta votojnë atë që e votoi populli. Çfarë logjike, Çfarë autogoli. Deri kur do ta kuptojnë që Albinin e Vjosën s’mund ti ndalin ata. Mund ti ndalë vetëm konsumimi nga pushteti. Mund ti ndal vetëm populli. Dhe ai do ti ndal nëse qeverisin keq.

Kur PDK, LDK e AAK u bënë në kor duke konkluduar që sdo ta votojnë Vjosën për presidente, e ndezën e verdhë që vendi të shkojë prapë në zgjedhje.

- Advertisement -

E ata spo e kuptojnë një gjë tjetër, të cilin Albin e Vjosa e dinë fare mirë: Vetëm videoincizimi i djeshëm ua ka shtu nja 10 për qind të votave.

Zgjedhjet e ardhshme nëse nuk konsumojnë pushtet këta dy, i dërgojnë tri partitë tjera në luftë për prag, ndoshta edhe në arkivat e histroisë./Kosova ime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit