3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Albulena Haxhiu e kërcnon me kallëzim penaI Xhafer Tahirin për çështjen e pronës në Vushtrri

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka kërcnuar me ngritje të kallëzimit penaI ndaj kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, në rast se nuk ndalen punimet e ri-filluara nga kompania, së cilës i është ndërprerë kontrata, në pronën e “Hotel Vicianum”.

Haxhiu këto deklarime i ka bërë nëpërmjet një postimi në llogarinë ‘Facebook’, teksa ia ka bashkëngjitur një dokument, në të cilin njoftohet për ndërprerje të kontratës për kompaninë në fjalë.

- Advertisement -

“Kur një kryetar Komune, vendimin për mbrojtjen e pronës publike e quan “problem të krijuar”..çka me thënë tjetër! z. Xhafer Tahiri, zbatojeni vendimin që e keni pranuar nga Ministria e Drejtësisë ose do të detyrohemi të bëjmë kallëzime penaIe!”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, Tahiri po pretendon se ministrja e dikasterit të Drejtësisë as në mandatin e parë, e as të dytin nuk ia ka dhënë pronësinë komunës, duke thënë se nuk është në kompetencë e tij.

“Ju vet keni refuzuar të ja ktheni pronën e ish Motel Vicianum Komunës së Vushtrrisë, njësoj si në mandatin tuaj të parë. Prandaj ktheja pronën Komunës së Vushtrrisë që të bëjmë Stacionin e Autobusve”, ka deklaruar ai në një reagim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit