17.4 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

Albulena Haxhiu: Nuk do të heqim dorë nga Vettingu

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se nuk do të heqin dorë nga Vettingu.

Ajo ka thënë se MD-ja gjatë këtij muaji do të procedojë në Kuvend ndryshimet e pakos ligjore të sistemit prokurorial, ndryshime këto që rrjedhin nga Strategjia për Sundimin e Ligjit 2021–2026 dhe që kanë marrë dritën e gjelbër edhe nga Komisioni i Venecias.

- Advertisement -

“Është reforma më e thellë në është nevojë urgjente, është domosdoshmëri që të punojmë në këtë drejtim. Natyrisht jam shumë e interesuar që shqëtësimet t’i adresojë qoftë me zyrën e BE-së apo edhe me përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian.

“Jam shumë e interesuar që të komunikojmë me ekspertë më të mirë që ata vendosin. Jemi shumë të hapur për bashkëpunim”, tha Haxhiu për RTV 21, përcjell Reporteri.net.

Haxhiu foli edhe për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të shtetit. Ajo theksoi se ata që nuk janë për këtë pozicion, të mos ia mësyjnë fare këtij posti.

- Advertisement -

“Do u bëja ftesë edhe atyre që e dinë që nuk janë për këtë pozicion, të mos ia mësyejnë fare, sepse nuk është çështja është vetëm shqetësim i imi, është kogja problem për qytetarët e Republikës së Kosovës një person që nuk ka as integritet moral e as institucional”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit