1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Albulena Haxhiu shkarkon dy zëvendësdrejtorë

Rekomandime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ka shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me emërime siç tha ajo pa bazë ligjore.

- Advertisement -

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se janë shfuqizuar vendimet për emërimin e Dritan Bajramajt dhe Kadri Halitit në pozitat zëvendësuesve të Drejtorëve të Përgjithshëm në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës.

“Vendimet e kundërligjshme brenda secilit institucion do të adresohen dhe shfuqizohen. Sot, në kuadër të kompetencave të mia kushtetuese dhe ligjore, kam shfuqizuar dy vendime që kishin të bënin me dy emërime pa bazë ligjore në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Shërbimin Sprovues të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ministrja Haxhiu po ashtu ka publikuar edhe vendimet, ndërsa ka shtuar se “Vendosja e rendit dhe ligjit në Qeverinë Kurti II, nuk ka alternativë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit