0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Albulena Haxhiu: Zyrtarëve që u bën milionerë brenda një kohe të shkurtër do t’iu konfiskohet pasuria

Rekomandime

Jo vetëm zyrtarët e lartë të institucioneve, por edhe të tjerët vazhdojnë të jenë nën ankth jo vetëm nga shkarkimet e Qeverisë Kurti, por edhe më shumë nga hartimi i Ligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme.

- Advertisement -

Jo rrallë herë thuhet se ka zyrtarë të lartë e të cilët për një kohë të shkurtër janë bërë milioner e jo pak nga ata kanë krijuar pasuri jo të pakta brenda e jashtë vendit.

Se a do të mund dhe a kanë guximin t’ia konfiskojnë pasurinë e paligjshme ish-udhëheqësve të institucioneve dhe liderëve politik, flert ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo tha për “Syri.net“, se para zgjedhjeve kanë pasur zotime luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

- Advertisement -

Si ministre e Drejtësisë menjëher kanë ndërmarr veprime për ta fuqizuar pakon ligjore kundër korrupsionit.

Është miratuar koncept dokumenti për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme dhe i cili është shumë i rëndësishëm për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

- Advertisement -

“Ajo çfarë është evidente dhe pajtohemi të gjithë Kosova vazhdon të jetë vend i korruptuar. Jo vetëm se e themi ne këtë, por kjo evidentohet edhe nga raportet e OJQ-ve ndërkombëtare, ku Kosova rangohet si vend i korruptuar”, tha Haxhiu.

Ministrija e Drejtësisë shtoi se në anën tjetër kemi zyrtarë të lartë që për një kohë të shkurtër janë bërë milioner.

Sipas saj ata asnjëherë nuk kanë besuar se ndonjëherë do të japin llogari për pasurinë të cilën e kanë fituar në mënyrë të pajustifikueshme.

Ministresha Haxhiu shtoi se këta persona e kanë lënë vendin të pazhvilluar, sepse ku ka krim e korrupsion, pa dyshim se vendi mbetet i pazhvillur dhe pa dyshim se qytetarët e Kosovës mbesin pa vende pune.

Ajo tha se në këtë drejtim ky koncept dokument ishte shumë i rëdësishëm për vendin dhe mirëpesim secilën kritik, sepse ndihmon grupit punues i cili themelohet javën e ardhshme për hartimin e projekt ligjit për konsifkimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Grupi punues do të përbëhet nga ekspertët dhe përfaqësues të institutcioneve

“Ne si ministri e qeveri nuk do të jemi përgjegjës për zbatiin e këtij ligji. Përgjegjës i konfiskimeve do të jetë një mekanizëm i ri agjencion i cili do të kërkoi justifikimin e pasurisë nga një zyrtarë dhe varësisht nga të gjeturat që zbulojnë ekspertët më të mirë që do ti ketë agjencioni, atë lëndë do ta dërgojnë në gjykatë për trajtim e vendosje. Do të ketë edhe ankesa”, tha Haxhiu.

Sipas saj ajo çfarë do të kujdesen maksimalisht është që me këtë ligj mos të abuzohet.

Ministresha e Drejtësisë tha se nuk e di a munden ta finalizojnë brenda muajit, sepse do ti shterrim të gjitha diskutimet në mënyrë të detajuar, por beson që brenda këtij viti do të arrij të votohet në Kuvendin e Kosovës.

“Unë nuk konfiskoj pasuri e as qeveria, mandatin për zbatimin e saj do të jetë një mekanizëm apo agjenconi, i cili kërkon nga zyrtarët dhe lënda do të shkoj”, tha ministrja Haxhiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit