12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Daut Demaku: Faleminderit Serbi, diabet dhe ju vuajtje

Rekomandime

Shkrimtari Daut Demaku përmes një video-live në Facebook i ka falenderuar “dy vuajtjet”, ku sipas tij, falë tyre detyrohesh të mbushesh mend dhe të fitosh të drejtën për jetë njerëzore.

“Po ju them me sinqeritet të plotë, falenderoj nga thellësia e shpirtit dy vuajtjet e mia. Vuajtja e parë lindi në mua në vitin 1992, kur regjimi serb i kërkonte djemtë e mi të shkojnë ushtarë dhe runa Zot të kthehen në arkivol”, u shpreh Demaku.

- Advertisement -

Për ti mbrojtur fëmijët e mi mora rrugët e mërgimit. Por ky mërgim më mësoi shumë që ta dua edhe shumë më shumë vendlindjen time. Prandaj, sot po them me plotë gojën, faleminderit Serbi, ti që na robërove, na detyrove ti marrim rrugët e mërgimit, ti që na shtype na vrave e na masakrove për 100 vjet”, tha ai.

Ai e ka falenderuar Serbinë, që, siç tha, na detyroi ta fitojmë lirinë.

Faleminderit Serbi që na detyrove të mbushemi mend dhe ta fitojmë lirinë. Faleminderit jetë që krijove armikun, që detyron të mbushesh mend dhe të fitosh të drejtën tënde për jetë njerëzore”, tha Demaku.

- Advertisement -

Megjithatë, Demaku shton:

“Veç një nuk mund ta fali Serbi, që na detyrove të urrejmë. Kjo urrejtje ty nuk të dëmton, ndërsa neve na e ‘nxinë’ jetën”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit