1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Aleksandër Vuçiq i kundërpërgjigjet Albin Kurtit, i dërgon mesazh edhe BE-së

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se nuk ka pritur asgjë nga bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, por se çdo progres ka qenë i mirë. Ai tha se i vlerëson si të arsyeshme mesazhet e BE-së për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin.

I pyetur se çfarë pret nga bisedimet e sotme në Bruksel, nëse do të sjellin ndryshim në dialog, Vuçiq tha se Beogradi është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe se ato janë gjithmonë më të mira se kur nuk flasin.

- Advertisement -

“Duke pasur parasysh entuziazmin e liderëve shqiptarë, nuk mund të presësh asgjë”, tha ai.

Presidenti serb e vlerësoi thirrjen e BE-së për respektimin e marrëveshjes për Asociacionin si mesazh të mirë, racional dhe të arsyeshëm. Megjithatë, ai tha se mungon një veprim konkret.

Ky është një mesazh i rëndësishëm, veçanërisht me rastin e formimit të Asociacionit”, tha ai.

- Advertisement -

I pyetur për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se duhet të ketë njohje reciproke, Vuçiq tha se Kurti i injoron faktet.

“Problemi nuk është në një akt juridik, por në fakte që Kurti nuk i kupton. Ndryshe nga ata, unë nuk dua të marr pjesë çdo ditë në sulme ndaj shqiptarëve për ta rritur numrin e votave në Serbinë qendrore. Nuk më intereson diçka e tillë”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit