18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Aliu reagon pas 16 rasteve të reja me Covid-19 në Ferizaj, thotë se lehtësimi i masave u keqkuptua

Rekomandime

Ka shkuar në 129 numri i rasteve me koronavirus në komunën e Ferizajt. 29 raste të reja janë regjistruar në tri ditët e fundit, me të shtunën që pati 16 raste. Shtimin e rasteve të reja, kryetari i Ferizajt e ka ndërlidhur me keqkuptim të lehtësimit të masave.

- Advertisement -

Nga 16 rastet e regjistruara të shtunën në Ferizaj 11 ishin nga fshati Balaj e pesë raste të tjera nga qyteti.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i komunës, Agim Aliu, ka lutur qytetarët që të shmangin ndejat familjare e daljet pa nevojë. Shtimi i rasteve vjen pasi vendi nisi me fazën e parë të lehtësimit. Të hënën pritet nisja e fazës së dytë.

“Bashkëqytetarë, virusi COVID-19 ende po vërtitet rreth nesh e për fat të keq po shënon raste të reja. Lehtësimi i masave si duket, ka hasur në disa keqkuptime. Tash kur Ferizaj po njeh sërish raste të reja me COVID-19, ju lus shmangni ndejat familjare, daljet në sheshe e rrugë pa nevojë, krijoni distancën fizike e shtoni kujdesin për higjienën personale. Ju e doni Ferizajn, bëjeni për çdo familje ferizajase duke nisur nga familja juaj, mbroni shëndetin e tyre e duke qëndruar në shtëpi e respektuar rregullat e sjelljes, radhituni në frontin e luftës së përbashkët kundrejt këtij virusi.

- Advertisement -

Gjithëçfarë ju ka munguar, si rëndom para virusit, do ta shijoni së shpejti, porse fillimisht lypset ta normalizojmë situatën duke respektuar sjelljen në kohë pandemie. Unë e di, besoj tek ju, ne bashkë do ta mundim këtë rrezik!” ka shkruar ai.

Me 129 raste të regjistruara me koronavirus, Ferizaj është komuna më e prekur në Kosovë. Në nivel vendi, nga 8 shkurti deri tash janë testuar 11585 mostra të dyshimta. 978 janë regjistruar raste pozitive. 713 prej tyre janë shëruar e 29 persona kanë vdekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit