1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Alnbin Kurti iu tregon deputetëve cka rregullojnë martesat e seksit të njëjtë

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti, tha fjalën e vet në Kuvend, lidhur me Ligjin e veçantë që parasheh martesat mes seksit të njëjtë.

- Advertisement -

Kurti tha se në Kodin Civil nuk parashihet një gjë e tillë, por se parasheh procedurat për një Ligj të veçantë.

Fjala e kryeministrit Kurti për këtë pjesë:

“Risi është ndalimi i martesave të hershme. Ky rregullim është në pajtueshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare. Mosha e martesës rritet në 18 vjec.

- Advertisement -

Pikë me rëndësi që ka pasur keqkuptime, Regjistrimi i bashkësive sicile të personave me seks të njëjtë.

Në fund të fundit, të drejtat e njeriut janë të drejta të të gjithë njerëzve, të çdo personi sepse secili njeri është krijesë e zotit dhe e natyrës. Këtë e thotë edhe Kushtetuta jonë dhe praktikat e Gjykatës së të drejtave të njeriut.

- Advertisement -

Te regjistrimi i bashkësive civile i personave me seks të njëjtë, te neni 1138 parashihet mundësia që këta persona të regjistrohen si bashkësi civile.

Kodi nuk rregullon kushtet dhe procedurën për këtë institute të ri, por në mënyrë affirmative ka përcaktuar që në të ardhmen të mund të rregullohet me Ligj të vecantë.

Kjo është në pajtueshmëri me Kushtetutën, që nuk lejon asnjë lloj diskriminimi, përfshirë atë në bazë të gjinisë.

Kodi nuk rregullon martesat mes personave me seks të njëjtë. Kjo dallon me bashkësinë e regjistruar civile, pasi kjo mundëson vetëm bashkëjetesën dhe jo format tjera të funksionit familjarë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit