6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Alon Ben Meir: Kurti e Osmani nuk mund ta injorojnë thirrjen e Bidenit për dialogun me Serbinë

Rekomandime

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka komentuar letrën e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden dërguar presidentes Osmani në të cilën ai shpreh lidhjen e veçantë të tij me Kosovën si dhe bën thirrje për rifillim të dialogut me Serbinë.

Me anë të një postimi në Facebook, Ben Meir ka thënë se Kosova duhet të jetë e vetëdijshme për rëndësinë e marrjes së një letre të tillë nga presidenti i SHBA-ve, aq më shumë ku ai përmend lidhjen e tij të veçantë me Kosovën.

- Advertisement -

Në këtë kontekst, Alon Ben Meir ka thënë se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk mund ta injorojnë thirrjen e Bidenit për dialog.

Ai ka shtuar se Kosova duhet ta përdorë këtë mundësi për të marrë mbështetje të drejtpërdrejtë nga SHBA në procesin e dialogun.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

A është Kosova e vetëdijshme se çfarë do të thotë për këtë vend të marrësh një letër nga Presidenti Biden duke përmendur “lidhjen e tij personale” me Kosovën? “Djali im Beau e donte kohën që kaloi në Kosovë duke punuar për të përparuar paqen dhe shtetin e së drejtës,” shkroi Biden në letrën e tij drejtuar Presidentes së re të Kosovës Vjosa Osmani, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme. Përveç kësaj, megjithatë, ai e nxit Kosovën të vazhdojë “bisedimet thelbësore” me Serbinë. Udhëheqësit e Kosovës, veçanërisht Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, nuk mund ta injorojnë këtë thirrje në një kohë kur Kosova është në një pozitë më të mirë për të marrë mbështetje të drejtpërdrejtë nga SH.B.A. Kosova duhet ta përdorë këtë vrull për përfitimet e veta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit