1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasada amerikane i përgjigjet Berishës: Asnjë “non grata” nuk do të falet

Rekomandime

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ambasada Amerikane ka njoftuar se asnjë nga ish-zyrtarët e shpallur “non grata” nga Departamenti i Shtetit, në kuadër të luftës kundër korrupsionit nuk do të falet.

Në foton e postuar në Twitter, ambasada shkruan se nuk planifikon asnjë kthim vendimi për rastet e përcaktuara deri më tani nga ligji 7031.

- Advertisement -

“Në rast se jeni kureshtarë: Numri i përcaktimeve të ligjit 7031 (c) është mbi 200. Numri i vendimeve të kthyera është 0. Numri i faljeve që po përgatiten për t’u bërë për personat e përcaktuar si të korruptuar është 0”, shkruhet në postimin e ambasadës, duke lënë të kuptohet se vendimi për Sali Berishën nuk do të ndryshojë.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i DASH, Ned Price, tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara” ndaj ambasadores. “Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë”, tha Price.

Berisha e ka kundërshtuar si “të pabazuar në fakte dhe prova” vendimin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për ta shpallur atë person non-grata, duke u thënë mbështetësve të tij se ky është një akt politik i marrë nën ndikimin e njerëzve të caktuar. Në kuvendin që mblodhi më 11 dhjetor, ai foli për “një ndërhyrje të pashembullt, brutale të diplomatëve dhe zyrtarëve nga një vend mik, SHBA-ja.

- Advertisement -

Berisha ka paditur Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në një gjykatë në Paris, ndërsa ka bërë disa herë thirrje që ai dhe DASH të tregojnë prova për akuzat e tyre se Berisha ka minuar demokracinë dhe se ka përdorur postet shtetërore për të pasuruar veten dhe familjen e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit