4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ambasada amerikane në Kosovë u ankua për kushtet në Prishtinë, jep sqarime Kosnett

Rekomandime

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është sqaruar lidhur me kabllogramin e ambasadës amerikane në Prishtinë, pjesë nga e cila janë publikuar detaje nga mediet.

- Advertisement -

Kosnett në invervistën për ‘Pressing’ në T7, ka thënë se ndonëse nuk është fshehtësi se cilësia e ajrit në Prishtinë nuk është e mirë, kjo nuk bëhet në formë ankese, por përmirësimi të shëndetit publik, shkruan Gazeta Express.

Tutje, ai ka thënë se stafit të ambasadës i pëlqen jeta në Kosovë, teksa është shprehur i lumtur që është rikthyer në vend për të shërbyer.

“Kur i raportojmë Uashingtonit p.sh. për cilësinë e ajrit – nuk është fshehtësi që cilësia e ajrit në Prishtinë nuk është e mirë. Nuk e bëjmë këtë vetëm për tu ankuar, e bëjmë sepse përpiqemi që të promovojmë infrastrukturë energjetike në Kosovë që do të trajtojë shqetësimet e shëndetit publik, si dhe ato ekonomike. Kur flasim për sfidat ndaj sistemit shëndetësor, nuk është befasi. Mjekët, profesionistët mjekësorë në Kosovë janë heronj, por infrastruktura mjekësore ka nevojë për përmirësim dhe SHBA-ja dëshiron të ndihmojë për këtë. Pra, mendoj se sfidat me të cilat përballemi këtu, nuk ka të bëjë me punonjësit amerikanë që ankohen se jeta jonë këtu është kaq e vështirë. Neve na pëlqen jeta në Kosovë. E duam popullin e Kosovës – sërish, kjo është hera ime e dytë në Kosovë dhe isha shumë i lumtur që u ktheva”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Ai po ashtu ka folur edhe lidhur me vaksinat, teksa ka thënë se do dëshironte të dinte se kur do të vaksinohen i mbarë populli i Kosovës.

“Ky është qëllimi i mekanizmit Covax. Që të gjejë mënyra që vendet të bashkëpunojnë ndërkombëtarisht, që vendet që iu nevojitet më së shumti të marrin vaksinën. Pra, absolutisht Kosova do të jetë në radhë. Do të dëshiroja të di kur do të vaksinohen të gjithë; nuk e di ende. Në këtë artikullin që e përmendët kishte edhe diçka tjetër. Njerëzit mendojnë se amerikanët po ankohen që Kosova nuk e merr virusin seriozisht”, deklaroi tutje diplomati amerikan në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit