11.8 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Ambasada amerikane u kërkon mërgimtarëve që t’i anulojnë pushimet verore në Kosovë

Rekomandime

Numri i madh i të prekurve, mosrespektimi i masave të vendosura nga institucionet shëndetësore, mungesa e stafit dhe furnizimeve në spitale janë vetëm disa nga shkaqet që Kosova listohet në vendet e para me numrin më të madh të të prekurve me koronavirus. Kështu thuhet në një reagim të ambasadës amerikane, duke i lutur kosovarët që jetojnë në SHBA që t’i anulojnë pushimet verore në Kosovë.

- Advertisement -

“Nëse planifikoni të hyni apo largoheni nga Kosova këtë verë, ju lutemi që të lexoni të gjithë këtë Alarm Shëndetësor për detaje me rëndësi. E kuptojmë dëshirën tuaj që t’i vizitoni familjen dhe miqtë, por ju bëjmë thirrje që të shtyni apo anuloni udhëtimin në Kosovë këtë verë”, thuhet në paralajmërimin e publikuar në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Disa spitale janë të tejmbushura me pacientë dhe kanë mungesë të furnizimeve sikur që është oksigjeni apo u mungon stafi i nevojshëm për të monitoruar si duhet pajisjet dhe për të trajtuar pacientët”, thuhet në alarmin amerikan.

Madje, në një njoftim në ueb faqen e tyre, kjo ambasadë potencon se rregullat për parandalimin e koronavirusit në vendet publike po shmangen dhe nuk po respektohen.

- Advertisement -

“Niveli i infeksioneve të reja për kokë banori është rritur vazhdimisht në disa javët e kaluara dhe tani është një prej më të lartëve në botë. Fatalitetet që ndërlidhen me COVID-19 po rriten. Për më tepër, edhe pse masa për distancim social dhe bartja e maskave të fytyrës janë të obligueshme, rregullat haptazi po shmangen në vendet publike siç janë restorantet, shitoret dhe kafenetë”, shkruan ambasada e SHBA-së.

Tutje, ajo paralajmëron që kjo ambasadë nuk mund të asistojë pacientët individual që sëmuren nga COVID-19

- Advertisement -

“Stafi i ambasadës së SHBA-së në Prishtinë nuk kanë qasje në ndonjë objekt alternativ mjekësor. Edhe pse ne e koordinojmë asistencën mjekësore dhe donacionet me ministritë dhe institucionet, ne nuk mund të asistojmë pacientët individual që sëmuren nga COVID-19”, paralajmëron ambasada.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit