10.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Ambasada Britanike përshëndet heqjen e taksës, fton të respektohet Kushtetuta pas rrëzimit të Qeverisë

Rekomandime

Ambasada Britanike në Kosovë ka bërë thirrje që të respektohet Kushtetuta, pas votës së mosbesimit në Kuvend.

Përmes një postimi në Facebook, në faqen e ambasadës, ajo ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për heqjen e taksës.

- Advertisement -

Ne ftojmë Qeverinë në detyrë, ose atë të re, që në të njëjtën kohë të punojë në arritjen e prioriteteve afatgjata të njerëzve, të reflektuara në zgjedhjet e fundit të Tetorit, duke u fokusuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit“, thuhet ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë në Facebook:

Angazhimi rreth sfidës me pandeminë Covid-19, aktualisht është detyra kryesore me të cilën po përballen qeveritë në gjithe rajonin dhe kudo në botë. Do të kërkohet vendosmëri, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje nga të gjitha Institucionet e Kosovës. Kjo nuk është kohë për manovrime politike, por për bashkëpunim të brendshëm dhe me rajonin.

- Advertisement -

Pas votës së mosbesimit në Kuvend, Mbretëria e Bashkuar fton që Kushtetuta të vazhdojë të respektohet, dhe që vendimet të mirren shpejt që t’i mundësohet Qeverisë në detyrë, ose asaj të re që mbrojtja e jetës së qytetarëve të jetë konsiderata kryesore. Ne, Mbretëria e Bashkuar, jemi pranë popullit të Kosovës dhe të rajonit gjatë kësaj krize globale.

Ne përshëndesim vendimin e Qeverisë në detyrë për hjeqjen e tarifave në mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ne ritheksojmë përkrahjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe besojmë se mospajtimet, përfshirë barrierat jotarifore, mund të zgjidhen në këtë kornizë. Dialogu duhet të dërgojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, juridikisht detyruese, që respekton integritetin territorial dhe normalizon marrëdhëniet bilaterale, që është e pranueshme për qytetarët e të dy vendeve dhe që do të ofrojë përfitime afatgjata për ta dhe për të gjithë rajonin. Me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar, Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapat e nevojshëm për vazhdimin e dialogut.

- Advertisement -

Ne ftojmë Qeverinë në detyrë, ose atë të re, që në të njëjtën kohë të punojë në arritjen e prioriteteve afatgjata të njerëzve, të reflektuara në zgjedhjet e fundit të Tetorit, duke u fokusuar në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit