13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ambasada e Amerikës e publikon takimin virtual me Kurtin, Osmanin e Hotin: Ja çka na u premtua

Rekomandime

Ambasada amerikane në Prishtinë ka publikuar detaje nga takimet që dje ka pasur përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor në departamentin amerikan, Matthew Palmer dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett me fituesit e zgjedhjeve të 14 shkurtit, Albin Kurtin e Vjosa Osmanin si dhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin.

Në një shkrim që ambasada ka publikuar në llogarinë zyrtare në Facebook, thuhet se në takimet e djeshme Palmer e ka theksuar nevojën urgjente që të formohen institucionet pa pengesa politike.

- Advertisement -

Në takimet virtuale të ditës së djeshme, zëvendësndihmëssekretari Palmer e theksoi nevojën urgjente për formimin e qeverisë pa pengesa politike, për përfitimet e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e institucioneve që e luftojnë korrupsionin dhe përkrahjen e vazhdueshme për një Kosovë të larmishme dhe të pavarur”, thuhet në këtë komunikatë.

Palmer dhe Kosnett në takime të ndara virtuale dje janë takuar me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin që ishte i shoqëruar nga Glauk Konjufca, ish-ministër i Punëve të Jashtme.

Të njejtët kanë mbajtur takim edhe me Vjosa Osmanin, u.d e presidentit që doli si më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

- Advertisement -

Ndërkaq, në njoftimin e ambasadës amerikane bëhet e ditur se Palmer dhe Kosnett kanë mbajtur takim edhe me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin dhe shefen e stafit të tij në kryeministri, Ardita Dushin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit