4.1 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Ambasada e Norvegjisë siguron që Kosova të ketë qasje në 1.3 milionë doza të vaksinave

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me ambasadoren e Norvegjisë në Kosovë, ku ka marr mbështetje se ky vend do t’i ndihmojë Kosovës në sigurimin e vaksinave anti-Covid.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës norvegjeze thuhet se do t’i sigurojë Kosovës që të ketë qasje në 1.3 milionë doza të vaksinave.

- Advertisement -

“Norvegjia ishte një nga vendet e para që siguroi mbështetje financiare për angazhimin e Tregut të Advance të COVAX, i cili do të sigurojë qasje në 1,3 miliardë doza vaksinash për popullatën me rrezik të lartë në 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme në 2021”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e tyre thuhet se “Norvegjia është e kënaqur që ka sponsorizuar prokurimin e pajisjeve thelbësore mjekësore në Kosovë gjatë këtyre kohërave sfiduese, në partneritet me UNDP në Kosovë dhe donatorë të tjerë”.

Po ashtu kjo ambasadë ka cekur se “Dozat e para kanë mbërritur në Kosovë. Por të gjithë jemi dakord, ritmi është shumë i ngadaltë”. /Insajderi.org

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit