5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Serbia deri në Tokio: Derisa publikohen ‘non-papers’ për Ballkanin, Beogradi gdhinë me grafite

Rekomandime

Derisa nëpër media po publikohen ‘non-papers’ me origjina të ndryshme që në përmbajtje po japin propozime për zgjidhjen e problemeve midis Kosovës dhe Serbisë me një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve, Serbia po i shpreh dëshirat e saj me grafite, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Në Beograd duket se dikush kishte shfaqur talentin e tij duke vizatuar flamurin e Serbisë brenda hartave të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Nuk i japim tokat e Car Dushanit”, thotë mbishkrimi që është bashkangjitur në këto grafite që vënë në pah hobit e serbëve që po dalin të jenë, vizatimi, hartat e Gjeografia.
“Këto janë toka serbe”, thotë mbishkrimi tjetër që iu është bashkangjitur këtyre grafiteve brenda të cilave janë shfaqur simbole të ndryshme që i mban në vete flamuri serb.

‘Non-papers’ të publikuara së fundmi. Njëra e raportuar si me burim Slloveninë dhe tjetra si alternativë frank0-gjermane për marrëveshjen Kosovë – Serbi kanë ngjallur reagime të mëdha tek shtetet e rajonit.

- Advertisement -

Sllovenia, Gjermania dhe Franca kanë mohuar të jenë burimi i këtyre ‘non-papers’, ndërsa Serbisë duket se këto të fundit i lëvërdisnin.

Kosova është ftuar të rifillojë bisedimet me Serbinë më 11 maj në Bruksel, por kjo ftesë është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me arsyetimin se nuk është lajmëruar paraprakisht.
Mbetet të shihet se kur do të rifillojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, e deri atëherë, sigurisht në Beograd serbët do të shfaqin talentet dhe do t’i ushtrojnë hobit e tyre me harta e Gjeografi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit