6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Pacolli me disa kryetarë komunash e një eurodeputete lobojnë në Spanjë për njohje

Rekomandime

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe kryetari i Kamenicës, Kadri Rrahimaj bashkë me deputeten në Parlamentin Evropian, Monika Vana i kanë bërë thirrje Spanjës që ta njoh Republikën e Kosovës.

Ata, së bashku, kanë mbajtur në duar një pankartë, ku në gjuhën angleze thuhet: Thirrje Spanjës për ta njohur Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

“Bashkë me deputetën austriake në Parlamentin Evropian Monika Vana i bëmë thirrje Spanjës ta njoh Republikën e Kosovës”, ka shkruar deputetja Pacolli.

Një thirrje të ngjashme, Pacolli e ka bërë edhe me kryetarë të tjerë komunash, siç është kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, ai i Shtimes Qemajl Aliu e të tjerë.

- Advertisement -

Deputetja Pacolli, bashkë me Alban Hysenin, Kadri Rahimaj dhe Qemajl Aliun po marrim pjesë në konferencën e qyteteve të gjelbra evropiane “Greening from the Ground Up: Our Commitment to Recilience” në Valencia të Spanjës.

Sipas saj, në këtë konferencë do të prezantohen iniciativa të shumta që qytetet kanë ndërmarr për të bërë qytetet e tyre të gjelbra dhe të qëndrueshme.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit