Me sukseset e Majlinda Kelmendit jo vetëm kosovarët po ndihen krenar, kësaj radhe një urim për Kelmendin ka ardhur nga amasadori amerikan Philip Kosnett.
Ai në twitter e uroi Majlinda Kelmendin që po vazhdon të jetë kampione në këtë sport dhe që po i përfaqëson qytetarët e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme.
Majlinda Kelmendi dje arriti ta fitojë medaljen e artë duke e mposhtur me ipoon italianen Odette Giuffrida.
Congratulations to Majlinda Kelmendi for continuing to be at the top of her game and representing all Kosovo citizens through her accomplishments. https://t.co/WtRp9gXwPZ
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) October 25, 2019