-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ambasadori amerikan: Konfiskimi i 1 milion eurove pasuri, hap i madh i drejtësisë kosovare

Rekomandime

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka vlerësuar pozitivisht vendimin e Gjykatës së Apelit për sekuestrimin e rreth 1 milion eurove pasuri të paligjshme.

Ambasadori Kosnett ka shkruar në Twitter se vendimi i Gjykatës për konfiskimin e pasurisë së paligjshme është një hap i madh i drejtësisë, dhe angazhim të tillë duhet të ketë nga të gjitha institucionet në Kosovë.

- Advertisement -

Drejtësia në Kosovë ka bërë një hap të madh me vendimin e Gjykatës për të konfiskuar afër një million euro përmes pastrimit të parave.

Një porosi e qartë që askush nuk duhet të gëzojë pasuri të paligjshme.

Qytetarët meritojnë të shohin angazhim të njëjtë për drejtësi nga të gjitha institucionet e Kosovës në të gjitha rastet”, ka shkruar ambassadori amerikan.

- Advertisement -

Gjykata e Apelit ka njoftuar se të akuzuarve për shpëlarje parash u janë vërtetuar dënimet me burgim, dhe u është konfiskuar pasuria në vlerë rreth 1 milion euro.

- Advertisement -

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Apeli ka bërë me dije se ua ka vërtetuar dënimet me burgim me kusht prej dy vjetësh të akuzuarve F.S. dhe M.S.

Atyre gjithashtu, u është vërtetuar edhe dënimi plotësues i shqiptuar nga ana Gjykatës Themelore në Prishtinë, për konfiskimin e pasurisë sendeve të përfituara nga kryerja e veprës penale në shumën prej 946,820.84 eurove”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit