3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ambasadori amerikan, mesazh presidentit të Çekisë: E mbështesim fort Kosovën e pavarur dhe sovrane

Rekomandime

Këto ditë kur presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, po flet gjithandej për mundësinë që shteti i tij të tërheqë njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës, një mesazh i fortë i ka ardhur nga ambasadori i SHBA-së në Republikën çeke, Stephen B. King

Këtë mesazh King e ka dërguar pas një takimi që ka pasur sot me ambasadorin e Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiu.

- Advertisement -

Ai ka thënë se SHBA-ja ka mbështetje të palëkundur për Republikën e Kosovës, si një vend sovran dhe të integruar plotësisht në institucionet ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.

“Ishte nder që të takohem këtë mëngjes me ambasadorin Arbër Vllahiu dhe të riafirmoj me të mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane dhe të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar King në llogarinë e tij në Twitter, raporton Gazeta Express.

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë një vizite dyditore në Beograd, i ka thënë Vuçiqit se do të marrë një nismë në shtetin e tij, për të shqyrtuar mundësinë e tërheqjes së njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Megjithatë, Zeman e ka pranuar edhe vetë që një gjë e tillë është shumë e vështirë, pasi që Qeveria e Republikës së Çekisë ka qëndrim plotësisht të kundërt sa i përket Kosovës.

Se Zemanin nuk e pyet askush e tregon edhe deklarimi tallës i Ministrit të Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomas Petriçek, i cili ka thënë se Zeman po flet keq vetëm pse Kosova e ka mposhtur Çekinë në futboll.

- Advertisement -

Roli i Zemanit si president është ceremonial dhe vendimet e mëdha në Çeki merren nga Qeveria. /GazetaExpress/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit