8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deputeti suedez kërkon që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat, ai dorëzon edhe dokumentin e kësaj kërkese

Rekomandime

Deputeti i Parlamentit të Suedisë, Magnus Jacobsson, ka dorëzuar sot kërkesën për interpelancë për çështjen e liberalizimit të vizave.

Jacobsson ka kërkuar që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat sikurse vendeve të tjera të Ballkanit dhe po ashtu që vendi i tij të bëjë tregti më shumë me Kosovën.

- Advertisement -

“Kërkoj që të ketë më shumë tregti në mes të Kosovës dhe kërkoj që vizat për Kosovën të hiqen sikurse për të gjithë qytetarët e shteteve të Ballkanit”, ka shkruar në Facebook Jacobsson.

Përmes Facebook për dorëzimin e kërkesës së tij ka njoftuar edhe Naim Murseli, këshilltar i ministrit në detyrë Behgjet Pacolli.

Jacobsson edhe më parë ka kërkuar interpelancë të ministres së Jashtme të Suedisë për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, përcjell Albinfo.ch.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit