-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ambasadori amerikan ua humb të gjitha shpresat Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Rekomandime

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se kushdo që thotë se Gjykatës Speciale i ka skaduar mandati është i gabuar.

- Advertisement -

Diplomati amerikan thotë se në pikëpamjen e tij dhe të shumë ekspertëve ligjorë nga Kosova dhe të huaj, Gjykatë Speciale nuk i ka skaduar mandati dhe se s’ka nevojë që të merren iniciativa për t’ia vazhduar.

“Është bindja ime dhe e shumë ekspertëve ligjorë nga Kosova dhe vende tjera më të cilët kam diskutuar dhe mandati i Gjykatës Speciale nuk ka skaduar, s’ka nevojë për t’ia vazhduar. Kjo është pikëpamja ime për situatën. Çfarëdo interpretimi se Gjykatës i ka skaduar mandati është i gabuar.”, ka thënë Kosnett në bashkëbisedim me gazetarët.

Çështja e skadimit të mandatit të Speciales është ngritur nga pjesëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së, të cilët tashmë po thonë se kësaj Gjykate i ka skaduar mandati.

- Advertisement -

Edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i kishte shkruar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku i kishte propozuar shtimin e një amandamenti për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit