2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasadori francez në Beograd e kundërshtoi, Ambasada në Prishtinë e përkrah aplikimin e Kosovës në KE

Rekomandime

Ambasada e Francës në Kosovë e ka përkrahur vendimin e Kosovës për aplikim në Këshillin e Evropës.

- Advertisement -

Ambasada ka thënë se vendimi për aplikim në KE i takon Kosovës si shtet sovran, duke thënë se e ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e KE-së.

“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Pierre Cochard, ambasadori i Francës në Serbi ka thënë se nuk e mbështesin veprimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, meqë e konsiderojnë si “veprim të njëanshëm”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit