1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ambasadori gjerman çuditet me deputetët, ja çfarë thotë për mosvotimin e ligjit për rimëkëmbje

Rekomandime

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka kritikuar moskalimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës për të pestën herë.

Rohde ka shkruar në Twitter është rast unik në Evropë që për të pestën herë Kuvendi të mos miratojë projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

- Advertisement -

Ai ka thënë se është urgjente që të gjithë akterët të gjejnë kompromis për këtë pasi qytetarët e Kosovës e presin atë.

Lufta kundër efekteve negative ekonomike nga pandemia është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon përpjekje të përbashkëtë.

Në këtë aspect është mjaft dëshpëruese dhe sipas dijenisë time rast unik në Evropë të shohësh për të pestën herë që në Kuvendin e Kosovës nuk ka marrëveshje për projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Tani çfarë kërkohet urgjentisht nga të gjitha palët është fryma e kompromisit. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta presin atë”, ka shkruar ambasadori gjerman.

- Advertisement -

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës për të pestën herë radhazi pasi koalicioni qeveritar nuk po i siguron numrat e mjaftueshëm pa përkrahjen e partive opozitare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit