13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Bukoshi: Milaim Zeka është hajvan

Rekomandime

Në emisionin e gazetës inFokus, n’Konak, Milaim Zeka hodhi disa akuza të rënda në drejtim të ish kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi.

- Advertisement -

Për të tha që kërkoi vrasjen e Ibrahim Rugovës e Fehmi Aganit, shkruan gazeta inFokus.

Madje, sipas Zekës, këtë kërkesë ia bëri vëllait të Shaip Mujës, ish-aktivistit të ilegales, Shaban Muja.

Gazeta inFokus, bisedoi edhe me këtë të fundit, i cili e dha versionin e tij.

- Advertisement -

Por, vet Bukoshi pati një përgjigje të shkurtër kur u pyet për akuzat e Milaim Zekës, lidhur me planin për vrasjen e ish presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Fehmi Agani.

“Ja ja, këto janë, ky zotëria i pari, ky që e përmende (fjala është për Milaim Zekën) në fillim, hiqu atij hajvani se hajvan është aj, nuk kam kurrfarë komenti, veç kam koment që është hajvan”, ka thënë Bukoshi.

- Advertisement -

Ndërsa, përgjigje edhe më të shkurtë pati për deklaratat e Shaban Mujës.

“S’kam me to kurgjo, s’kam pas punë”, deklaroi Bujar Bukoshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit